Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos ka marrë sërish vëmendje ditët e fundit, por puthja e ndodhur më herët mes tyre ka sjellë reagime të forta. Banorja është përlotur për orë të tëra në dhomën e rrëfimit, duke treguar se e kishte imagjinuar ndryshe atë moment. Në Prime, ajo u shpreh se do të donte që gjithçka të vinte më natyrshëm, ndërsa Mateo e vuri përballë, duke e pyetur hapur se çfarë pret realisht prej tij.
Brikena: Po ja nis me puthjen. Shumë herë e kemi hapur këtë temë me Mateon. Për mua ka rëndësi puthja, në një moment kur u ndihem e sigurt. Unë për momentin kisha një pëlqim për Mateon, doja të ndodhte spontanisht, jo të ma vidhte. Shumë herë i kam thënë që për puthjen doja të ishte diçka spontane.
Mateo: Nuk ishte tentativa e parë për ta bërë kërtë puthje. Këtë afrimitet e kemi pasur disa herë. Unë normalisht, këto sinjale i marrë që hapin duhet ta bëj unë. Nuk mendoj se kam bërë diçka të jashtëzakonshme ose ndodnjë gabim. Nuk e prisja atë reagim. Unë në fund të ditës ky jam, çështja është çfarë do ti më shumë nga unë.
Brikena: Unë nuk kërkoj gjë nga Mateon. Për sa kohë them që kam një pëlqim për Mateon, puthja është diçka që vjen.