Bota

Putin paralajmëron: Paqja në botë është shumë e brishtë!

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi sot para trupave ushtarake se paqja në botë është shumë e brishtë. Fjalimi i Putin u mbajt gjatë paradës ushtarake ruse, në nderim të fitores kundër nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore, 73 vite më parë. Në paradën e radhës Rusia tregoi në Sheshin e Kuq të Moskës disa prej armatimeve të saj më moderne.