Aktualitet

Qarkullonte me armë, arrestohet te rrethrrotullimi i Rinasit!

Operacioni i koduar “Black 2”, çoi në arrestimin e një personi nga blutë e Krujës. 31-vjeçari nga Lezha, qarkullonte i armatosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari u lokalizua dhe u ndalua te rrethrrotullimi i Rinasit, pas informacioneve operative për një shtetas që lëvizte me armë.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti në një çantë dore një pistoletë me një krehër me municion luftarak. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I arrestuari është T.M., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Hetimet vijojnë.