Aktualitet Politikë

“Qeka mërzit doktori se i kam sulmu partnerin”/ Basha i drejtohet Ramës: Merru vetë me mu, ngele tu kërku ndihmë!

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama se “ka vënë kryedemokratin Sali Berisha për ta sulmuar”.

Basha e quan Ramën frikacak dhe e fton në përballje, pa përfshirjen e Berishës.

“O Rame, ça frikacaku je mo burrë. Ke vënë doktorin me më sulmu m’u. Ah ça je. U mërzit doktori që i sulmova partnerin. Dil vetë në fushë o burrë, doktori 81 vjeç. Dil vetë në fushë. Thuji doktorit, merrem vetë me Bashën, siç jeni marë më parë të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë o Rame. Po s’ka derman o Rame se 7 herë 7 bëjnë 313 o Rame”, tha Basha.

 

Kryeministri Edi Rama, në videon e radhës të postuar si përgjigje për drejtuesin e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Bashën, citon disa nga vargjet e reperit Unikkatil

 “Si zogj pulash kundër një luani”, ishte një pjesë nga kënga në sfond, ndërsa Rama shtoi: “Ik tani artist dhe mos ma qaj hallin muaj, merru me bufin se po t’i thith demokratët. Mos bëj si i fortë këtu dhe andej rri si squk, hajde Lul”.