I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologu Hysgen Dauti. Ai ka zbuluar se si parashikohet ky muaj për të gjitha shenjat e zodiakut, në apektin romantik, financiar, e jo vetëm…
Si do të jetë ky muaj për të gjithë shenjat e horoskopit?
Ky është muaji më i mirë i vitit, deri më 29 qershor tek retrograda. Është një muaj shumë emocional sepse data 1 ka nisur me Merkurin që hyn në Gaforre, që është logjika e futur në një shenjë emocionale. Që do të thotë se do të flasim lidhur me ndjenjat, emocionet, njerëzit do të flasin të vërtetën e tyre, do të jenë më të sinqertë në komunikim dhe mund të thonë atë të vërtetën që nuk e kanë thënë asnjëherë emocionalisht. Rëndësi ka që njerëzit të jenë në kontakt me ndjenjat e tyre dhe të thonë atë që ndiejnë vërtetë. Mund të mos jetë e bukur për t’u dëgjuar, por kur jemi vetëvetja do të thotë që jemi aty ku duhet me veten tonë. Është muaji i Gaforres, Merkuri ndodhet në Gaforre, Venusi në Gaforre, Jupiteri në Gaforre. Data 9 qershor është data më e mirë e këtij muaji sepse Venusi takohet me Jupiterin, janë dy planetë që sjellin vetëm të mira. Venusi ka ndezur romancën, dhuratat, mirëqenien ekonomike, ndërkohë që Jupiteri e shton dozën e madhe, sjell bollëkun. Kështu që, nëse dikush ka financa, Jupiteri do i sjellë bollëk financiar, nëse dikush ka dashurinë, Jupiteri do amplifikojë bollëkun në dashuri. Ky është muaji më me fat për Gaforren. Por në raste të tilla ndodhin ndodhi të mëdha dhe të fuqishme, ndoshta ndodhi që dhe të hiqet diçka nga jeta për t’u dhënë diçka më e mirë.