Horoskopi Live From Tirana

Astrologu Hysgen Dauti: Bekim financiar për Shigjetarët gjatë muajit qershor…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologu Hysgen Dauti. Ai ka zbuluar se si parashikohet ky muaj për të gjitha shenjat e zodiakut, në apektin romantik, financiar, e jo vetëm…

Si parashikohet Shigjetari këtë muaj?

Fusha që preket dhe çlirohet në të njëjtën kohë dhe ai bekimi i madh që i vjen Shigjetarëve, është një bekim financiar, çlirimi i një kredie, çlirimi i një borxhi, një pagesë e madhe që vjen në xhepin e tyre, një shpërblim i madh për një punë të kryer. Pra çdo gjë që lidhet me financat dhe transformimin financiar, për ta tranformuar, për ta transferuar apo për të hequr pengesa në jetën e tyre. Padyshim që nuk janë ende në pikën e tyre më të lartë. Viti i Luanit që nis në korrik, i sjell Shigjetarët në fatin e ture më të lartë, do nisin udhëtimet, aventurat dhe liria në përgjithësi e jetës. Mund të lënë një punë, mund të çlirohen nga një presion i madh i punës apo i përgjegjësive. Dhe si funksionon Shigjetari nëse nuk ka shumë përgjegjësi? Nëse ka shumë përgjegjësi, edhe mënyra si i bën gjërat në stres dhe në presion nuk është më e mira e tyre. Ata duan liri që të japin më të mirën në karakter. Kjo gjë pikërisht do të vijë si dhuratë në qershor. Do të kenë mundësinë apo luksin e madh të lënë punën, pra të mos e vrasin mendjen dhe të kenë mbarëvartje të mirë financiare. Nëse Shigjetarët synojnë këtë gjë, këtë gjë do arrijnë. Pavarësisht se mundësitë janë individuale, por nëse synimi është ky këtë vit, këtë gjë universi do ta mundësojë.