Qeveria spanjolle nuk është mjaftuar me faktin që grupi separatist bask ETA i ka dhënë fund luftës për një shtet të pavarur bask në Spanjën veriore dhe në Francën jugore. Ministri i Brendshëm spanjoll Huan Ignacio Zoido është skeptik rreth shpërndarjes së ETA-s pas 60 vjetësh. Ai tha se qeveria do të vazhdojë t’i ndjekë ata, që i cilësoi si terroristët baskë.