Rafael Nadal vazhdon të shkruajë historinë në tenis. Spanjolli do të luajë të dielën, në orën 14:30, finalen e turneut Masters të Montekarlos, turne të cilin e ka fituar 10 herë. Në finale pret fituesin e çiftit Alexander Zverev-Kei Nishikori. Të dielën, numri 1 i botës do të kërkojë në fushën “Raineri III” suksesin e 31-të në turnetë e Masters 1000.