Politikë

“Rama e ka zhdukur Engjëll Agaçin sepse i kanë kapur laptopin!”, Berisha: Kjo po bëhet si çështja e Hunter Biden! E vërteta…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se është i rrethuar nga skandale, duke përmendur dy çështje të nxehta të cilat sipas tij që po i rëndojnë qeverinë: dosjen e McGonigal dhe laptopin e Engjëll Agaçit.

Sipas Berishës, Rama po përpiqet të fshehë provat dhe të manipulojë situatën për të larguar përgjegjësinë, duke e lidhur gjithçka me figura të dyshimta.

LEXO EDHE:  Berisha: Është krijuar një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, që nuk është parë që nga viti 1991
Ai shtoi se dosja e McGonigal do të dëmtojë rëndë Edi Ramën, pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar.

“Tani Edi Rama është në qark, është në rreth të kuq.

Laptopi i Engjëll Agaçit po bëhet si laptopi i Hunter Biden.

Po, e ka zhdukur Agaçin. Se Agaçit i kanë kapur laptopin.

Dhe laptopi flet dhe do flasë pafundësisht.

Dhe Edi Rama nuk ia thotë këtë, mendon se do kalojë çështjen e laptopit duke vënë në arrati Agaçin apo duke e shtruar në spitale.

E vërteta është se ajo që shihni ju, ai shfazim, ato sulme të paprecedenta të një pushteti ndaj pushtetit tjetër, janë të lidhura kryekëput me personin e Edi Ramës.

E ka kapur frika dhe tmerri i dy dosjeve.

Dosja e McGonigalit dhe laptopi i Engjëll Agaçit.

Dosja McGonigal është aktualizuar. Ju jeni dëshmitarë. Në mediat amerikane, McGonigali është kthyer si çështje kryesore.

Po aty, për çudi, aty nuk po flitet më për McGonigal-Deripaska po flitet për McGonigal-Edi Rama.

Është shumë e veçantë dmth. Se McGonigal ka pasur dy dosje. Njërën Deripaska për të cilën është dënuar në Nju Jork, njërën Edi Rama për të cilën është dënuar në Uashington.

LEXO EDHE:  “24 masa për zyrtarët e UBT-së, a thua se u fut në fshatin e Corleones”/Rama: Duam drejtësi europiane, jo ruse!

Tani del në skenë dosja e Uashingtonit. Dosja e Uashingtonit është dosja më e rëndë, e cila është më flagrante, ku një kryeministër i korrupton një vendi kryesor partner, kryezbuluesin e Nju Jorkut. Ai që është kryezbuluesi i Nju Jorkut është kryezbuluesi kryesor i SHBA se aty janë të gjithë epiqendrat.

E korrupton për ta angazhuar kundër opozitës shqiptare.

Është dosja më e zezë në çdo aspekt dhe unë u garantoj ju se asaj dosje, të bëjë ç’të dojë, të shesë Surrelin dhe çdo pasuri që ka, asaj dosje nuk i shpëton dot.

E ka kuptuar këtë sepse e mbrojti gjer tani Spaku i tij, tani nuk e mbron më.

Tani është një drejtësi tjetër e fuqishme e vendosur të hetojë krime të mëdha si kjo”, tha ai.

Të turpshme, e cilësoi kryedemokrati Sali Berisha mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u dëgjua rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

“Sallaku u fut në strofullën e hajdutëve”, tha Berisha, duke iu referuar disa ministrave të mazhorancës.

“A  e kupton që u fute në strofullën e hajdutëve. Kujt i qahesh. Të gjithë këta janë të përfunduar, janë të marrë fund. Mos të kujtojnë se mund të kryejnë dhe veprimin më të vogël me mbështetjen e opozitës. Paralajmëroj Ramën se nëse tenton të rrethojë institucionet, Surreli do i rrethohet.

Por, të shndërrosh grupin parlamentar në rifuxhio të hajdutëve,  e tregoi sot veten me seancën që dëgjoi… imagjinoni ju hajdutët më të mëdhenj të bëhen gjykatës. Ishte seanca më e turpshme, më tragjikomike në histori”.