Aktualitet Politikë

“24 masa për zyrtarët e UBT-së, a thua se u fut në fshatin e Corleones”/Rama: Duam drejtësi europiane, jo ruse!

Mazhoranca socialiste është e qartë në qëndrimin e saj, për mbështetjen për reformën në drejtësi, por duke kërkuar nga ajo standarde europiane. Duke komentuar 24 masat e sigurisë të lëshuara për stafin e universitetit Bujqësor të Tiranës, kryeministri Edi Rama tha se në mbledhjen e grupit të PS se janë masa pa gjyq, ndërsa ndërhyrjen e SPAK e krahasoi me atë të antimafias në fshatin e Corleones.

“Gjëja e parë që mua më ka shkuar në mend kur kam marrë këtë lajm, është se çfarë do të mendojnë partnerët austriakë kur ta dëgjojnë 24 veta masë sigurie, një numër marramendës për një çështje që ka dy apo tre vjet dhe që s’ka asnjë lloj flagrance, s’ka asnjë lloj arsyeje për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lartë”, tha Rama.

Në Kamëz do bëhet universiteti i Vjenës. Si i shpjegohet austriakëve që merren 24 masa a thua se u fut në fshatin e Corleones. Këto i bën prokuroria antimafia në Itali”, u shpreh Rama.

Në dëgjesën ku mori pjesë edhe rektori i universitetit, Fatbardh Sallauku, Rama iu përgjigj kritikave se takimi u bë në shkelje të Kushtetutës. Kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë strategji elektorale për të penguar hetimet, se është PS ajo që ngriti reformën në drejtësi dhe se pa të në vendin tonë nuk do të kishte hetime VIP.

“Nuk është strategji elektorale për të minuar asnjë hetim. Rektori nuk u ftua për të ngritur flamurin e pafajësisë, për 24 persona që janë marrë në masë sigurie pa gjyq. Po mos të ishte kjo parti zoti afrim dhe zoti largim s’do shihnin kurrë hetime VIP në Shqipëri. 

 Këta thonë tani, thoshin gjithmonë e solli Amerika këtë, po tani që Amerika ka dalë nga rreshti, kush është garanti i drejtësisë së re, Afrimi apo Largimi?”, tha Rama .

Më foton e ‘Zonjës Drejtësi’ në duar, shefi i qeverisë dha një mesash të qartë kur tha se kurrë në Shqipëri nuk mund të ketë drejtësi si ajo e Putin, duke theksuar se po luftojnë për një drejtësi me standarde europiane dhe jo ruse.

“Kjo zonja i ka sytë me gjak dhe për këtë kemi arritur të shohim arsyetim gjykatësish që thonë me shkrim: populli kërkon një dënim të madh për x apo y, sepse populli ka mosbesim. Ky është fundi, kjo është gjuha e Vladimiroviç Putinit. Nuk është gjuha e Europës. I keni parë ju si përfundojnë të dënuarit përpara xhamave në Rusi? Epo ajo lloj drejtësie kurrë këtu. E kemi parë në atë film.

Mes kritikave të shumta për përdorimin e masës arrest me burg pa kriter, kryeministri Rama nuk harroi të sillte në vëmendje fitoren në Strasburg të ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi ndërsa lexoi vendimin për të, se u mbajt në paraburgim po prova të mjaftueshme. Rama tha se dje në Strasburg ka nisur numërimi mbrapsht për Shqipërinë.

“Dje ka filluar një numërim mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg për masat e sigurisë. Nuk është ndonjë shkencë se sa do të shkojë fatura për ata që do të mbahen në burg derisa të dalin nga gjyqi. Kjo nuk ka lidhje me drejtësinë racionale dhe nuk është komuniteti i torturës”, vijoi Rama.

Rama theksoi se “paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto netorizimet nga gjykatësit, si pranoj më dhe skam për ti pranuar më.”

GJKKO vendosi 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor, 5 arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitjeje, me dyshimet për abuzim me tendera e korrupsion. Nëntë procedura prokurori, të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë prokurimi prej 900 mijë eurosh janë episodet që ka hetuar Prokuroria e Posaçme. SPAK thotë se zyrtarë të UBT në bashkëpunim me biznese frynin tenderat dhe përfitonin paratë.