Kryeministri Rama shprehet i kënaqur me ecurinë e deritanishme të Vetting-ut. Shefi i Qeverisë foli në një aktivitet për prezantimin e projekteve të reja për kryeqytetin. Për ata, që tashmë janë jashtë sistemit të Drejtësisë, si dhe për të tjerë gjykatës e prokurorë që do të kalojnë në sitën e Vetting-ut, kryeministri ka një paralajmërim:”Ju them atyre që thonë se si mund të mbaroje me kaq? Si njerëz që demonstrojnë pasurira marramendëse, ta mbyllin historinë vetëm duke u larguar nga sistemi, u them që ky është vetëm fillimi. Ky është vetëm fillimi sepse ajo çka ne presim të realizohet, përmes këtij procesi, është që të ndërtohet realisht I pavarur, I cili është efikas, realisht I guximshëm mbi bazën e të gjitha tributeve që I jep kushtetuta duke garantuar, të gjithë pa përjashtim,, edhe gjykatësit e prokurorët që largohen sepse janë ata që janë”, tha Rama. Nga sot, Qeveria nisi fushatën e llogari-dhënies publike, duke paraqitur para qytetarëve punën e bërë deri më tani, ku si arritje vlerësoi rekomandimin pozitiv e pa kushte për çeljen e negociatave për vendin tonë dhe Reformën në Drejtësi.