Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama feston ditëlindjen e tij dhe mbush 61 vjeç. Ronaldo Sharka ka pyetur ChatGPT se si mund ta festojë kryeminstri ditëlindjen dhe rezultatet ishin këto…
“Surrel Fest”, Rama në festë vetëm me veten. Edi Rama ndodhet në vilën e Surrelit, me ndiçim LED, DJ personal, ndoshta Ermal Mamaqi dhe një tortë në formën e Shqipërisë. Rama fton veten në festë. Vetëm ai, pasqyrat dhe një komardare në formën e Bashkimit Europian, që nuk shfryhet dot. Momenti kulmor, ai hap një dhuratë me fletë brenda dhe letra shkruan: “Dhurata jote është që ti je vetë dhurata” – i thotë Edi Edit. Versioni numër dy, është që Rama për ditëlindje mund të bëjë një LIVE në TikTok. Në vend të festës, ai hap LIVE në TikTok në orën 00:00 me titullin “Mos më uroni, por më kuptoni”. Dhe Rama thotë: “Ç’është ditëlindja, një stacion? Jo. Është një ekspozitë, unë jam artisti, ju jeni tabloja.” Opsioni numër tre, ditëlindje me kabinetin, pa e ditur që është ditëlindja. Edi Rama ka thirrur urgjent kabinetin qeveritar, askush nuk e kupton pse. Ndërkohë, një kameraman i fshehur, një tortë që hyn me zë të ulët dhe një kor që këndon. Rama nga ana tjetër qesh dhe thotë: “Mos më këndoni këngë klasike, më këndoni një reformë. Në vend të shëndetit, ngreni një dolli dhe më thoni: Për vitin tjetër më shumë ndjekës, më pak zëra kritikë.”