Live From Tirana

“Arrogant…”/Konkurrentja e “She’s On Top” ka dy fjalë për Edi Ramën: Në momentin që nuk dëgjon popullin, do të thotë që nuk je për popullin!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Emila Sulejmani, konkurrente në “She’s On Top”. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e saj në këtë emision, por duke ndarë edhe disa detaje nga jeta e saj personale…

Ronaldo: Çfarë mendon për kryeministrin Rama?

Emila: Për Ramën? Për ngjarjet e fundit thua?

Ronaldo: Në përgjithësi.

Emila: Në përgjithësi për Ramën? Nuk e di, më zure pak ngushtë këtu. Kam “mixed feelings”. Gjërat që bën për Shqipërinë për të ecur përpara, më pëlqejnë. Ndërkohë ato që më duken mua fiksimet e tij për disa gjëra, që fiksohet dhe thotë “këtë do e bëj edhe s’ka”, normalisht që asnjëherë s’janë mirë për popullin. Në momentin që ti e bën atë gjë dhe nuk dëgjon popullin, do të thotë që ti nuk je për popullin

Ronaldo: Demokracia ndonjëherë është devijancë. Se imagjino të vendoste i gjithë populli…

Emila: Po tek e fundit për popullin i bën gjërat, nuk mund t’i bëjë për veten e tij dhe popullin mos ta llogarisë fare.

Ronaldo: (Populli) nuk e kupton gjithmonë të mirën.

Emila: E kupton, e kupton.

Ronaldo: Po kështu si personazh të pëlqen?

Emila: Jo, më duket shumë arrogant. 

Ronaldo: Nuk të pëlqejnë meshkujt arrogantë? 

Emila: Jo, fare. Ta bëj unë arroganten (qesh). Bëj shaka. Por që jo, një mashkull për mendimin tim duhet të jetë shumë funny, praktik. Nuk i shkon arroganca. Nuk e tregon burrë.