Kryeministri Rama dhe kabineti qeveritar zhvilluan një takim me drejtuesit qendrorë e vendorë të Qarkut të Fierit, për punësimin, shërbimet dhe reformën e tokës. Ai vuri theksin te platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët, që sipas tij ka pasur një sukses në zgjidhjen e padrejtësive ndaj tyre. Kryeministri tha gjithashtu se nevoja për titujt e pronësisë dhe të legalizimit është shumë e madhe, teksa platforma ka nxjerrë në pah padrejtësitë që u bëhen qytetarëve.