Politikë

Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Në fokus, Ballkani dhe investimi në Portin e ri të Durrësit!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hagë ku po mbahet Samiti i NATO-s.

Ballkani dhe investimi në Portin e ri të Durrësit, në fokus të një takimi të kryeministrit Edi Rama me shefin e NATO-s, Mark Rutte në Hagë, ku sot dhe nesër mbahet samiti i Aleancës.

Po ashtu, diskutuan mbi përgatitjet e Samitit të vitit 2027 në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook Rama ka ndarë momente nga takimi me kreun e NATO, Mark Rutte me të cilin siç shprehet foli veç të tjerash për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, shkruan Rama në Facebook.