Kryeministri Rama ishte në Voskopojë për të folur me ekpertë të fushës për të zhvilluar projektin e 100 fshtarave turistikë. Një grup pune i përbërë prej arkitektësh dhe pedagogë të universitetit të Bujqësisë do të punojnë për projektin me qëllim zhvillimin e potencialeve ekonomike dhe turistike të fshtarave. Nga përpjekjet e banorëve për të ofruar shërbime për vizitorët, deri tek politikat mbështetëse, shefi i qeverisë tha se fshatrat kanë potenciale të rëndësishme për tu zhvilluar. Ndërkaq ai tha se: “Voskopoja është tipike edhe për faktin se ka një trashëgimi kulturore jashtëzakonisht të pasur. Një fshat që është qujtur ‘sistina e Lindjes’ me rreth 7 kisha të mrekullueshme dhe me kurorën e Shën Prodhomit, ku nuk ka javë të mos vijnë turistë. Qendërzimi i potencialeve të ndërtimit të integruar, na jep mundësinë që të krijojmë shumë më tepër sinergji edhe nga pikëpamja financiare e investimeve nga qeveria, rrjeti i donatorëve që tashmë është formësuar dhe nga sektori privat”, – tha Rama.