Kryeministri Rama thotë se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet lexuar si hapje e negociatave. Në një intervistë për DW nga Gjermania, ku ndodhet për vizitë dyditore, Rama këmbënguli se Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj, por nuk përjashton ndonjë surprizë të pakëndshme, që thotë se lidhet më shumë me qëndrimet politike sesa progresin e Shqipërisë. Kryeministri apeloi që vendi të mos bëhet viktimë e lojërave politike të brendshme të vendeve anëtare të BE-së. Sot në orën 16:00, Rama takon kancelaren Merkel