Kryeministri Rama paralajmëroi ndryshime në kabinetin qeveritar, për të gjithë ministrat që nuk janë në lartësinë e duhur të bashkëqeverisjes. Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama nuk ka kursyer edhe dozat e ironisë për opozitën ku u shpreh se nuk është qëllimi i tyre të mundin Lulin , “Do të ishte sikur Reali të ekzistonte për të mundur Vaqarrin “- u shpreh Rama. Kryeministri bëri për dush të ftohtë edhe kryebashkiakët me krerët e degëve.