Politikë

Negociatat, Rama takohet me Presidentin e Parlamentit gjerman

Vizitën në Berlin, Kryeministri Rama e nisi me nje takim me Presidentin e Bundestagut Wolfgang Schauble . Nuk ka detaje nga biseda e zhvilluar. Ndërkaq, temë kryesore e axhendës së Ramës në kryeqytetin gjerman është hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Shojble është ndër njerëzit më me ndikim në politikën gjermane. Takimet e Kryeministrit vijojnë dhe në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme, ndërsa sot në orën 16:00 pritet takimi me kancelaren Merkel.  Pas rekomandimit pozitiv të Brukselit zyrtar, fjalën e fundit për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE e kanë vendet e Unionit, në mbledhjen e Qershorit.