Politikë

Rama zhvilloi sot takimin e rradhës me ko’ordinatorët e Bashkëqeverisjes

Kryeministri Rama zhvilloi sot takimin e rradhës me ko’ordinatorët e Bashkëqeverisjes. Rama tha se zgjidhjet sa vijnë e shtohen për qytetarët e bashkë me to dhe ndëshkimet e abuzuesve në administratë: “Kush nuk u përgjigjet në kohë njerëzve të zakonshëm, nuk i ikën dot përgjegjësisë”. Në takimin me kryeministrin, sot u prezantua rasti i një 17-vjeçari nga Hasi, i cili deklaroi se falë zyrave të punës u punësua, por se kërkon strehim, Kryeministri :“Rasti i Samuelit është një rast jo i izoluar, por është një nga ato raste për të cilat patjetër që ne jemi shumë të angazhuar që t’i adresojmë, por sigurisht kemi edhe ne kufizimet tona, për shembull kur vjen fjala tek strehimi. Kjo është një temë ekskluzivisht e pushtetit vendor, por nuk dua në asnjë mënyrë që të heq nga vetja përgjegjësinë për të bërë përpjekjen e duhur dhe për të adresuar këtë rast konkret”, tha Kryeministri Rama.

Rama.