Një raport i ri tregoi se civilët në Shtetet e Bashkuara kanë më shumë armë se në çdo vend tjetër, duke zotëruar gati 40 për qind të 857 milion armëve në duart e tyre. Anketa e Armëve të lehta me bazë në Gjenevë njoftoi, se amerikanët kanë 393 milionë armë zjarri. India dhe Kina, të cilat secila kanë popullsi prej rreth 1.3 miliardë njerëzish, erdhën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.