Celebrities Live From Tirana

“Raporti i Eglit me Gjestin është një rast për t’u studiuar…” / Konkurrenti i “Për’puthen”: Është e sikletshme, unë do vija limite!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

I ftuar sot në “Live From Tirana ishte Gentian Ndoj konkurrent i “Për’puthen”. Në një intervistë ndryshe ai u shpreh jo vetëm për kërkimin e dashurisë në program, por edhe tregoi më shumë për veten e tij. Ndërkohë, i pyetur nga Ronalda Sharka për prezantuesen e programit, ja si u shpreh ai:

Ronaldo: Kush mendon ti që e ka prezantuar më mirë atë program Bora, Ori apo Megi?

Genti: Mua më pëlqën Megi, jam edhe në edicionin e saj. Më pëlqen se sikur ka lindur për “Për’puthen”.

Ndërkohë, lidhur me raportin Gjesti-Egli, ai tha:

Është pak e sikletshme. Unë kam natyrë xhentile, që nuk e lë gjënë var, të shkojë në atë pikë, i jap fund, vendos limite. Egli është me të vërtetë një rast për t’u studiuar.