Sport

Real-Bayern, sonte përcaktohet finalistja e parë e Champions League-s

Sot në mbrëmje përcaktohet finalistja e parë e këtij edicioni të Champions League-s. Në “Bernabeu”, Real Madrid pret Bayernin e Mynihut. Spanjollët kërkojnë finalen e tretë rradhazi, ndërsa gjermanët duan përmbysjen e madhe. Djemtë e Zidane e fituan 2-1 ndeshjen e parë, por çështja e kualifikimit mbetet e hapur. Real duket optimist ndonëse i ndërgjegjshëm se e pret një takim i vështirë.