Sport

Real Madrid shkëlqen me Mbappe-Vinicius dhe merr vendin e dytë në renditje!

Real Madrid fitoi 2-1 kundër Rayo Vallecanos dhe siguron vendin e dytë në kampionat. Në derbin e vogël të qytetit, Galaktikët shënuan me Mbappe në minutën e 30-të dhe Vinicius Junior katër minuta më pas, gola që në fund ishin vendimtar për tri pikët.

Megjithëse Diaz shkurtoi për Vallecanon në ekstremin e pjesës së parë, ky duel u buzëqeshi të besuarve të Carlo Ancelottit. Në këtë duel për miqtë 20 minuta nga fundi u aktivizua edhe Ivan Balliu. Me 57 pikë Real Madrid mban vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta sa Barcelona kryesuese që ka një ndeshje më pak. Vallecano mbetet në vendin e tetë.

Në “Coliseum, Alfonso Perez” Getafe fitoi 2-1 kundër Atleticos në derbin e vogël të Madridit. Fundi i sfidës ishte emocionues, aty ku vendasit ia dolën të përmbysnin ndeshjen.

Skuadra e Simeones u befasua paçka se kaloi e para në epërsi me golin e Sorloth në minutën e 75-të. Dopieta e Arambarri në minutat 88 dhe 90+2 vendosi tri pikët për vendasit.