Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha që t’i kushtojnë vëmendjen e duhur procesit të reformës zgjedhore. KVV-ja thotë se ecuria e procesit nuk është premtuese pa dakordësimin e vullnetit më të lartë politik. Koalicioni thotë se ndryshimet e çështjeve thelbësore të procesit zgjedhor sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias, duhet të miratohen brenda muajit qershor 2018.