Showbiz

Refuzuan ta vishnin në “Grammy Awards”, Bebe Rexha sqaron një herë e mirë situatën

Pak javë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha bër një video të cilën e postoi në rrjetet sociale ku tregonte se disa stilistë në Hollywood kishin refuzuar ta vishnin në “Grammy Awards”.

Kjo ceremoni ishte shumë e rëndësishme për këngëtaren e cla po shijon periudhën më të mirë të karrierës së saj.

Në një intervistë të dhënë së fundmi rrëfeu se ky fakt e lëndoi shumë. “Isha duke pritur prindërit e mi që do më shoqëronin atë mbrëmje ndërkohë që mikesha ime më njofton se disa stilistë kishin refuzuar të më vishnin” ,-tha ajo.

Bebe përfundoi intervistën e saj duke thënë se dashuron trupin e saj pavarësisht se ka marrë shumë kritika mbi këtë gjë.