Një grua britanike veshi një kostum të ariut polar për të marrë pjesë në një maratonë të ftohtë norvegjeze dhe për të thyer një rekord botëror me kohën prej 4 orësh, 58 minutash dhe 29 sekondash. Gill Punt, 54 vjeçe, një mësuese nga Essex, mori pjesë në Maratonën PolarNight në Tromso, Norvegji, e cila përfshinte një shteg të errët malor me temperatura -10 gradë Celsius.
Punt përfundoi maratonën me kostumin e saj të ariut polar, duke fituar titullin e Rekordeve Botërore Guinness për “maratonën më të shpejtë në akull e veshur si një gjitar (femër)”. Vrapimi i Punt në maratonë mblodhi 25,628 dollarë për organizatën bamirëse “Cancer Research U.K.”, duke e çuar totalin që ajo ka mbledhur ndër vite për këtë organizatë në rreth 2.39 milionë dollarë.
Punt tha se e përdori vrapimin e saj për të mbledhur fonde për bamirësi në kujtim të babait, i cili ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare në vitin 1999. “E humba babanë në moshë të re nga kanceri i kanaleve biliare dhe kjo ngjarje e tmerrshme filloi aventurat e mia për mbledhje fondesh për CRUK”-i tha ajo Guinness World Records.