Ethet e tifozerisë madrilene në USA nuk njohin kufij. Më i riu fan klub ka marrë jetë në San Diegon në fillim të këtij sezoni. Ky klub i shtohet 27 të tjerëve, duke çuar në 28 numrin në të gjithë Amerikën. Një sforco financiare në nisje të nismës madrilene për të zhvilluar turne në USA çdo vit para nisjes së sezonit, por që është shpërblyer shumë shpejt.
Por edhe skuadra ka shpërblyer me tri fitore në tri ndeshjet e para të kampionatit. Gjithçka ka marrë jetë nga një takim tri vjet më parë mes “kapos” së tifozerisë kaliforniane dhe asaj të San Diegos. Ka mjaftuar një shtrëngim duarsh dhe u materializua gjatë ndeshjes së Realit kundër Majorkës, dhe gjithçka është realizuar. Një realizim me kosto dhe mundim, pasi klubi është inaguruar në San Diego pikërisht aty ku tri vjet më parë është luajtur edhe një “El Clásico”.
Kjo ka bërë që kalifornianët të bëjnë 7 orë rrugë për të qenë në inaugurimin e klubit. Një fitore i ka dhënë më shumë jetë pas ndeshjes kur Pol Beltram, president i fan klub San Diego, entuziast, është shprehur: “Do të mbështesim me të gjitha forcat tona këtë klub të sapoformuar. Rritja e tifozërisë “los blancos” në vendin tim nuk njeh limite. Në grup bëjnë pjesë edhe tifozë mbërritur nga Iraku, Meksika dhe India. Ne kaq mund të bëjmë dhe shpresojmë që skuadra të na japë sa më shumë kënaqësi me fitore dhe tituj.
E nëse madrilenët rriten, katalanasit po luftojnë të ruajnë ritmin e atyre që urrejnë më shumë. Euforia e tyre ka kaluar çdo limit, pas fitores në Kupën e Spanjës dhe akoma më shumë në humbjen e Real 4-0 nga PSG në Botërorin e Klubeve. Dashuria dhe urrejtja ndahen nga një qime floku, por mes Realit dhe Barcelonës ka vetëm urrejtje. Në këtë pikë, katalanasit duan të ruajnë numrin e tifozëve jashtë Spanjës, ndërsa madrilenët ta shtojnë.”