I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë pedagogu i ekonomisë, Rezart Prifti. Sipas tij, cilat janë profesionet më të paguara sot dhe a kanë shqiptarët kulturë pune?
Çdo punë të bën të pasur dhe çdo profesion ka para, nëse je i mirë në atë profesion. Edhe Gjuhë-Letërsi të mbarosh tek Filologjiku, po je i mirë në atë punë, ke goxha para. Edhe Filozofi të mbarosh, po je i mirë, ke para pa fund. Asnjërit nuk i shkon mendja për shembull që modelet e gjuhës së ChatGPT që e njohin njerëzit masivisht, kanë përdorur filozofë për të ngritur argumentet dhe lidhjet logjike të algoritmit. Tregu ndërkombëtar prodhon Top 10 dhe dhjetë-vjeçarin e fundit, pesë të parat janë inxhinieritë bioteknologjike mbi të gjitha. Bioteknologjia është në një treg të frikshëm që fillojnë nga 300 deri në 500 mijë euro sapo diplomohesh.