Showbiz

Rihanna mahnitëse në kopertinën e revistës “Vogue”

Ajo do të jetë imazhi i muajit shtator i revistës “Vogue” në Hong Kong dhe pamjet duken fantastike.

Teksa është në prag të lançimit të koleksionit të saj më të ri të të brendshmeve “Savage X Fenty” gjithashtu dhe publikimit të albumit më të ri, Rihanna bëri një ndalesë tek “Vogue”.

31-vjeçarja shkëlqeu me veshje nga Lous Vuitton, Dries Van Noten dhe Alexander McQueen të zgjedhura nga drejtuesja e modës Anya Ziourova.

Vetë artistja ka zbuluar disa nga fotot e revistës duke i postuar edhe në rrjetet sociale të cilat kanë marrë menjëherë reagimin e publikut që sigurisht ka qenë mëse pozitiv.