Showbiz

Rihanna pushton Javën e Modës në New York

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e famshme Rihanna bëri debutimin e koleksionit të saj më të ri të të brendshmeve “Savage X Fenty” në Javën e Modës në New York.

Ajo kishte organizuar gjithçka në perfeksion që nga përzgjedhja e modeleve, të ftuarit specialë e deri tek dritat në skenë që ishin krejtësisht në harmoni me atmosferën.

Eventi i saj u shndërrua në më të përfolurin pasi kishte ndërthurje mes muzikës, modës dhe kulturës. Gjatë shfaqjen performuan live artistë si; Halsey, Migos, Dj Khaled, Big Sean e shumë të tjerë.

Modelet të cilat ishin të përzgjedhurat specifikisht nga Rihanna ishin Normani, Gigi Hadid dhe Cara Delevingne. Të pranishmit duhet të zbatonin një rregull të vetëm – të mos përdornin celularët për të bërë foto para, gjatë dhe pas spektaklit.

Kjo ishte kërkesë e “Amazon” që kishte ekskluzivitetin për të transmetuar shfaqjen e “Savage X Fenty”.