Këngëtarja e hitit “Lemons” është sërish single dhe gati për një tjetër lidhje në jetën e saj.
Burime pranë 31-vjeçares kanë konfirmuar për “Hollywood Life” se ajo dhe milioneri Hasaan Jameel janë ndarë 3 muaj pasi u ribashkuan. Hera e fundit që ata u fotografuan së bashku ishte gjatë pushimeve verore në Meksikë.
Oraret e zgjatura në punë dhe, udhëtimet e shumta dhe angazhimet profesionale nuk e lejonin ish çiftin që të kalon shumë kohë pranë njëri-tjetrit dhe Rihanna ndihej se nuk po merrte vëmendjen që meritonte.
Ajo nuk ka ndërmend të rikthehet me biznesmenin megjithatë po e ndjen shumë mungesën e tij. Sipas burimit, Rihanna gjendet në një udhëkryq mes të qëndruarit single pasi i pëlqen vetmia edhe të pasurit një të dashur që i dhuron lumturi.
Krahas vështirësive të jetës së saj personale duket se fansave të saj u intereson vetëm një gjë, që ajo të rikthehet me projekte të reja muzikore.