Showbiz

Rihanna shtatzënë?!

Që pas prezantimit të koleksionit të saj “Savage X Fenty” në Javën e Modës në New York dhe pas “Diamond Ball”, Rihanna është bërë qendra e vëmendjes.

31-vjeçarja ka bërë të gjithë të dyshojnë se është në pritje të ëmbël kjo pas deklaratës që ka dhënë për “Essence”.

“Jam një grua me ngjyrë. Kam lindur nga një grua me ngjyrë që lindi nga një grua me ngjyrë, që lindi nga një grua me ngjyrë dhe unë do sjell në jetë një vajzë me ngjyrë” -tha ajo dhe të gjithë mendojnë se Rihanna sapo zbuloi gjininë e fëmijës së saj.

Edhe pse kjo deklaratë nuk tregon asgjë konkrete, fansat kanë shkrepur disa foto të saj në ceremoninë “Diamond Ball” ku këngëtarja shfaqet me barkun e fryrë.

Sa i përket këtyre spekulimeve Rihanna ende nuk ka dhënë asnjë koment.