8 ditë nga masakra në Zelandën e Re, në qytetin Christchurch sot u rihap Al-Noor, njëra prej dy xhamive të sulmuara nga terroristi australian Brenton Tarrant, i cili vrau 50 besimtarë myslimanë. Disa grupe të vogla u lejuan të hyjnë në mjediset e objektit të kultit për t’u falur. Po sot, rreth 3 mijë persona iu bashkuan një marshimi në Zelandën e Re, në nderim të viktimave. Shumë prej tyre mbanin pankarta me mesazhe për paqe e kundër racizmit.