UNUM ka përfunduar përgatitjet për edicionin e tij të gjashtë, me emrat më të mëdhenj në botë të muzikës elektronike. I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, organizatori i këtij eventi Ardin Badivuku zbulon gjithçka që duhet të dimë mbi këtë event.
UNUM Festival fillon më datë 5 qershor, rreth orës 13:00-14:00 dhe përfundon më datën 10. Nesër hapet Pine Stage, apo skena e pishave, është një skenë ku muzika nuk ndalet për 24 orë. Ne kemi publikuar programin e të gjithë DJ-ve që do të luajnë në të gjitha skenat, duke filluar nga Pine Stage, pastaj është Beach Stage, apo skena e plazhit. Dhe DJ-të më të mëdhenj do të ngjiten nesër tek Main Stage, apo skena kryesore, ku do të performojë i madhi Black Coffee, ai do të bëjë hapjen në natën e parë të festivalit, si dhe shumë DJ të tjerë, kemi mbi 90 DJ, të cilët janë të shpërndarë në tre skenat. Është agjenda e publikuar, janë oraret, kështu që njerëzit para se të vijnë në festival mund ta bëjnë një plan. Për 5 ditë dhe 5 netë, do kemi muzikë non-stop, do kemi aktivitete gjatë ditës ku njerëzit mund ta shijojnë edhe plazhin. Kemi yoga sessions, masazhe, kemi një pazar të madh të artistëve artizanalë nga Kosova dhe Shqipëria, e më gjerë, ku sjellin punime të veçanta të tyre, ku njerëzit mund të blejnë gjëra të mira, të lira, dhe të veçanta të punuara nga ata. Agjenda është ‘full’ edhe ditën edhe natën, ka muzikë, aktivitete, ka ushqim, ka njerëz të bukur nga e gjithë bota. Si gjithmonë kemi shumë turistë të huaj, sivjet kemi anglezë më shumë, duke patur parasysh që kemi disa partnerë të rinj nga Anglia, të cilët janë bërë pjesë e festivalit dhe ata kanë qenë të fokusuar që të bëjnë këtë PR dhe marketingun ndërkombëtar, sidomos në Angli. UNUM është promovuar gjithandej dhe e kemi promovuar me aktivitete të ndryshme të Pre Party-ve, ku kemi pasur party në qytete të ndryshme të Evropës, si në Ibiza, Milano, Gjenevë, Beograd, Shkup, si dhe në shumë qytete të tjera. Kemi pasur aktivitete dhe në kryeqendra evropiane, ku jemi munduar ta shpërndajmë fjalën e UNUMIT dhe njerëzit kanë pasur mundësi të blejnë bileta me zbritje