Nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollës më 14 shtator pas shkëputjes 7 mujore për shkak të pandemisë. Por prezenca e të miturve në klasa sipas udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë sjell nevojën për më shumë mësues dhe ambiente, për zhvillimin e orëve mësimore. Për këtë Ministria e Arsimit po mendon ndarjen e nxënësve në grupe me tre turne dhe më pas duke e kombinuar me mësimin në distancë, online për lëndët që nuk cilësohen si parësore.