Celebrities Gossip Showbiz

Egli Tako zbulon momentin që nuk do ta harrojë kurrë nga Big Brother VIP! “Gati më ka shpërthyer…”

Egli Tako ka rikthyer në vëmendje eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania, duke ndarë disa prej emocioneve dhe kujtimeve më të forta që i kanë mbetur nga qëndrimi në shtëpinë më të famshme në vend.

E ftuar në emisionin “She’s on Top”, ajo u pyet nga Sara Gjordeni nëse kishte ndonjë moment që do të donte ta fshinte nga rrugëtimi i saj në reality show.

Megjithatë, Egli u shpreh se nuk do të ndryshonte asgjë nga ajo eksperiencë.

Për të fshirë nuk do ta fshija asnjë moment, sepse edhe po ta fshija unë, ai ekziston në çdo arkiva. Kështu që është e kotë të thuhet

-deklaroi ajo.

Teksa foli për kujtimin më të bukur nga qëndrimi në shtëpi, Egli ndau një moment tepër emocional që lidhet me festimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, atmosfera e krijuar atë mbrëmje mbetet një nga emocionet më të forta që ka përjetuar gjatë gjithë eksperiencës në Big Brother VIP.

Ka qenë Dita e Pavarësisë së Kosovës. Në fund të mbrëmjes, pasi kishim festuar, na vendosën muzikë patriotike dhe u futëm të gjithë në pishinë me rroba, pa mikrofona. Atë moment e mbaj mend si një nga më të gëzueshmet. Ishte momenti që gati më ka shpërthyer zemra

-u shpreh Egli.

Rrëfimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, teksa fansat e Big Brother VIP kanë rikujtuar një nga momentet më emocionale të edicionit.

Egli ishte pjesë e sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania, edicion në të cilin fitues u shpall Gjesti, ndërsa ish-banorja vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar edhe pas përfundimit të spektaklit.