Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është fotografuar në setin e xhirimeve për realizimin më të ri kinematografik, “Oliver Twist”.
Fansat e Charles Dickens duhet të jenë shumë të emocionuar për përshtatjen më të re të kësaj novele që e modernizuar do të quhet thjesht “Twist”.
Rita Ora do të jetë në rolin e Artful Dodger një hajdut xhepash që përfshihet në situata dhe aventura nga më të ndryshmet. Ky rol duket shumë premtues për këngëtaren e cila është shfaqur në disa skena të shkurtra në trilogjinë “50 Shades”.