Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora prej pak ditësh ndodhet në Kosovë në kuadër të misionit të saj si amasadore e “UNICEF” për të ndihmuar viktimat e dhunës seksuale.
Teksa është shoqëruar edhe nga prindërit e saj ajo ka dhënë një konferencë për shtyp ku ka treguar se po përpiqet shumë që të ndihmojë të rinjtë në Kosovë.
“Jam krenare që jam pjesë e këtij kombi dhe jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë për këtë vend” ,-tha ajo ndër të tjera.