Showbiz

Rita Ora rikthehet në Kosovë për një mision bamirësie

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora është rikthyer në Kosovë për një vizitë 3 ditore në kuadër të një projekti bamirësie.

Këtë lajm e ka bërë të ditur “Telegrafi” që ka rrëfyer se Rita ka mbërritur në Prishtinë ditën e djeshme. Ajo do të jetë në një mision bamirësie në bashkëpunim me UNICEF për të ndihmuar viktimat e dhunës seksuale.

Nga bashkëpunimi me firmën e njohur “Escada” rreth 16 Euro për çdo çante të shitur do të dhurohet për “Women for women International” një fushatë që i vjen në ndihmë të mbjetuarave të luftës së Kosovës.