Showbiz

Rita Ora zbulon punën e saj të parë

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora me anë të një postimi në rrjetin social Twitter u ka treguar të gjithë ndjekësve se cila ka qenë puna e saj e parë.

Kur ishte 16-vjeçe ajo punonte si shitëse në një dyqan atletesh duke theksuar se e ka shijuar shumë atë kohë. “Ishte një periudhë që e kam shijuar shumë. Punoja së bashku me shoqen time të ngushtë dhe kalonim shumë mirë” ,- u shpreh ajo.

Rita shtoi se aty vinin edhe njerëz të famshëm të industrisë së saj të cilëve u shiste atlete. Kjo histori e shkurtër e jetës së saj erdhi si frymëzim për të gjithë fansat e kësaj moshe që janë në ndjekje të ëndrrave dhe ambicieve të tyre.