“Dancing with the Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Ditën e sotme një prej konkurrentëve, i cili ka qenë pjesë e kastiti të aktorëve të filmit “Në Kuadër të Dashurisë, Roerd Toçe feston ditëlindjen. Gjatë provave gjenerale mbrëmjen e sotme stafi i “DWTS” kishte pergatitur një surprizë për të.
View this post on Instagram
“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe javën e kaluar padyshim që ka qenë një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Në këtë magji, erdhën edhe pikët e jurisë për çdo çift konkurrues.