Që prej mbrëmjes së djeshme, banori i Big Brother VIP Albania, Gimbo, i cili qëndron në “shpellë”, ka komunikuar me banorët nga shtëpia, duke krijuar momente plot humor dhe emocione.
Pas vendimit të marrë nga produksioni, ai dhe Selin vazhdojnë të flasin përmes derës së “shpellës”.
Gjatë ditës së sotme, Gimbo iu afrua sërish për të biseduar me Selin, pranë së cilës ndodhej edhe Mateo. Mes tyre nuk munguan deklaratat me tone romantike, batutat dhe momentet gazmore që tërhoqën vëmendjen e publikut.
Gimbo: Ke bërë sytë e kuq?
Selin: Po
Gimbo: Kjo domethënë se këtu është nxehur puna
Selin: Shih, shih
Gimbo: Ta ha gishtin
Selin: Ta këpus gishtin
Gimbo: Si po duket ky gishti im
Selin: Po duket shumë keq, kështu që unë po e fsheh që të mos e shikojë njeri.
Gimbo: O çika jem ti
Në bisedën mes tyre pati ngacmime dhe humor, ku Gimbo dhe Selin shkëmbyen fjalë të ëmbla, ndërsa Mateo ndërhynte herë pas here në diskutim.
Një moment që shkaktoi të qeshura ishte kur Selin bëri shaka për një kafe të derdhur, ndërsa Gimbo reagoi me tone mbrojtëse, duke shtuar edhe më shumë dinamikën mes banorëve.
Selin: Iiii ma derdhi Mateo kafen
Mateo: Desh
Gimbo: Kam me ja thy kokën
Selin: Unë do ja thej tani
Gimbo: O Mateo, Zoti ta ktheftë
Mateo: Edhe këtë e the,
Selin: Bëj shaka se nuk e derdhi
Mateo: A përmendet Zoti për derdhje kafe?
Gimbo: Zoti ta ktheftë, siç ke derdhë ti kafen ashtu tu derdhtë dhe ty
Kulmi i bisedës erdhi kur Gimbo i shprehu hapur ndjenjat Selinit, duke i thënë “të dua”, një deklaratë që habiti jo vetëm banorët, por edhe ndjekësit e spektaklit.
Selin: Gimbo (e puth)
Gimbo: Të dua lopë
Selin: Ça the?
Gimbo: Ashtu
Mbetet për t’u parë nëse mes tyre po lind një romancë e re brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, apo gjithçka mbetet vetëm në kuadrin e shakasë.