Presidenti Iranian, Hassan Rouhani kritikon bllokadën e ngritur ndaj aplikacionit popullor të mesazheve “Telegram”. Për vendimin e sistemit gjyqësor të drejtuar nga konservatorët, Rouhani tha se “Eshtë në kundërshtim me demokracinë”. Irani e bllokoi “Telegram”-in, me argumentin për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Aplikacioni ishte bllokuar përkohësisht gjatë janarit.