Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
I ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Ols Abazi. Producenti dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua të shtunën duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Përse loja e tij ishte ndryshe 2 javët e para në krahasim me ditët e fundit përgjatë qëndrimit të tij 30 ditor?
Kur hyra në shtëpi nuk e dija se kush do të ishte brenda dhe me thënë të drejtën as kisha pyetur fare se kush do të ishte brenda se gjithmonë qarkullojnë emra, të cilat nuk i gjen kur je brenda dhe gjen totalisht emra të tjerë. Kuptova se një pjesë aty relativisht të mirë nuk i njihja. Me të hyrë brenda kuptova që ka diçka që nuk shkon me energjinë e këtyre njerëzve se kishin një protagonizëm të shfrenuar. Në këtë moment thashë që unë do t’i studioj personazhet. Do shoh se çfarë bën kush, që të kuptoj pikën e dobët dhe të fortë të gjithsecilit. Paralelisht me këtë unë të investohem tek gjithsecili prej tyre nga larg. M’u desh 4-5 ditë. Menjëherë më pas kuptova se disa prej tyre, që ishin vajza, ishin shumë të lidhura me Rozanën dhe pashë që Rozi kishte krijuar një grup vajzash. Atëherë, çfarë ndodh? Unë po krijoj një grup çunash. Po filloj ta krijoj me timen, sepse secili prej tyre ka dinjitetin e vet dhe gjithsekush e di që nuk mund të jetë në krah të askujt. Le të ndërtojmë një grup çunash meqenëse atje kemi një grup gocash, të cilët i manifestonin njëri-tjetrit një lloj ‘besnikërie’, që u bë një gjë çunat kundër dhe gocat kundër. U bë një gjë e pathënë, e pa vënë re nga publiku, por e dallueshme nga ne që ishim brenda.