Me ndryshmet e reja, të miratuara nga Banka e Shqipërisë, personave që kanë marrë në banka kredi konsumatore apo hipotekare u mundësohet ndryshimi i monedhës së kredisë apo lloji i hipotekës. Ata mund të kalojnë nga pagesa në euro, në atë me lekë, ose mund të ndryshojnë madje edhe kolateralin gjatë periudhës që paguajnë këstet e kredisë. Rregullorja e Bankës parashikon gjithashtu që, në rastet e kredive me norma të ndryshueshme interesi, indeksi orientues duhet të jetë i qartë, i përdorshëm, objektiv dhe i verifikueshëm në çdo rast nga palët e kontratës së kredisë.