Aktualitet

Rrëmbyen klienten, arrestohen dy pronarët në Tiranë/Goditën edhe efektivin!

Kanosën, privuan lirinë e një klienteje dhe kundërshtuan e goditën punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga dy shtetas, pronarë të një dyqani në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit Sefedin Ahmetaj, 63 vjeç, dhe Edjola Harunaj, 41.

Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e ish-Doganës, e kanosën, i hoqën lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit në ambientet e subjektit dhe ushtruan dhunë fizike ndaj saj.

Gjatë ndërhyrjes së uniformave bly, dy shtetasit kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa dyshohet se 41-vjeçarja Harunaj goditi për shkak të detyrës një efektiv, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.