Eshtë rritur bilanci i viktimave nga tërmetet që shkundën Venezuelën të mërkurën e 24 qershorit, duke shkuar në 1,450 viktima.
33 persona arritën të shpëtoheshin gjatë fundjavës nga ekipet e kërkim-shpëtimit, ndërsa këto të fundit po përballen me orët kritike për shpëtuar të tjerë të mbijetuar që mund të jenë nën rrënoja.
3,150 vetë mbetën të plagosur nga dy tërmetet tragjike, ndërsa 774 ndërtesa janë shembur.
Më herët dje, UNICEF vlerësoi se 1.8 milion njerëz kishin nevojë për ndihmë humanitare pas lëkundjeve, përfshirë 680 mijë fëmijë.
Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara vlerësoi gjithashtu koston e “dëmit të drejtpërdrejtë fizik” në 6.7 miliardë dollarë (5.1 miliardë paund), ose rreth 6% të PBB-së së vendit.