Aktualitet

Rruga e Kombit, 45 milionë euro investim

Koncesinari i Rrugës së Kombit thotë se 10 milionë euro është xhiroja e kompanisë në vitin e parë të operimit dhe jo fitimi. Sipas tij gjatë kësaj periudhe janë investuar rreth 45 milionë euro, për ndërtime mirëmbajtje dhe tunelin e Thirrës. Raporti mes xhiros së një viti dhe investimi tregon se kompania është me humbje. Ndërkohë punimet në terren nisin që në kilometrat e parë të rrugës.