Aktualitet

Rruga e Kombit, për frekuentuesit e shpeshtë do të ketë ulje tarife

Burime prane grupit negociator të qeverisë dhe konçesionarit të “Rrugës së Kombit” thonë se pagesa për ata qe e frekuentojnë më shpesh këtë aks është propozuar 1.5 euro për një kalim, ndërsa për të tjerët 5 euro. Veç uljes së tarifës për banorët e zonës, qeveria ka premtuar se ulje do të ketë edhe për mjetet e transportit publik, që të mos ketë rritje të çmimit të biletave.